Rama me të rinjtë në Vlorë: Reforma në drejtësi meritë e PS, ne ja dhamë shpatën
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar reformën në drejtësi si meritë të PS gjatë një takimi të zhvilluar me të rinjtë pasditen e kësaj të diele në Vlorë.
Kryeministri tha se rivalët politikë s’e kanë dashur kurrë reformën në drejtësi dhe kanë premtuar shkrirjen e SPAK-ut.
Rama tha se shpatën drejtësisë ja ka dhënë Partia Socialiste ndërsa shtoi se socialistët që kanë probleme me drejtësinë numërohen me gishtat e dorës, por mbështetësit e reformës janë 1 milion sipas tij.
“Shpatën qe e ka në dorë drejtësia ka qenë tek zyra ime, se ka qenë mbretëri se komunizëm, shpata ka qenë aty dhe atë shpatë ne ja dhamë drejtësisë. Ne e dinim se duke dorëzuar shpatën kemi vënë në dispozicion dhe trupin, sepse ajo është për të ndëshkuar ata që abuzojnë me pushtetin. Atyre që thonë socialistët janë në burgje na marrin të keqen sepse ata që janë para drejtësisë numërohen sa gishtat e dorës, kurse në që luftojmë për drejtësinë mund të bëhemi edhe 1 mln. Nëse futemi në BE të gjithë janë të barabartë para ligjit, sepse jemi në një familje ku si janë shumica prej jush janë të varuar nga prindërit”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta