Rama ftoi demokratët të votonin PS-në për integrimin, përgjigjet Berisha

21 Mars 2025 | 14:21

Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha, iu përgjigj apelit të kryeministrit Rama, i cili i bëri thirrje demokratëve të votojnë Partinë Socialiste për të mbështetur integrimin në BE.

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha tha se shqiptarët dhet t’i besojnë vetëm Partisë Demokratike sa i takon proceseve integruese.

Ai sholli në vëmendje integrimin në NATO dhe në Këshillin e Evropës gjatë qeverisjes së Partisë Demorkatike, duke shtuar se integrimi i Shqipërisë në BE është ylli polar i PD.

DEKLARATA E BERISHËS

Së pari, duhet të garantoj qytetarët shqiptarë se PD si lokomotiva e vërtetë e proceseve integruese e Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare, në Këshillin e Europës, në NATO, institucione të tjera, si partia që mori nga Komisioni Europian për statusin e Kandidatit, ka qëllimin më madhor, integrimin e Shqipërisë në BE.

Por theksoj edhe njëherë, kjo parti e konsideron këtë proces fund e krye të bazuar në meritë, ç’ka do të thotë, të bazuar në dy shtylla kryesor.

Në shtetin ligjor funksional, që parakupton liri dhe të drejta të shqiptarëve të garantuara.

Parakupton sistem gjyqësor të pavaruar nga politika.

Parakupton luftë me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.

Parakupton procese gjyqësore të drejta dhe në kohë.

Shtylla tjetër ekonomia e tregut, funksionale, çka nënkupton para së gjithash garën e ndershme për kompanitë shqiptare e ndërkombëtare. Çka nënkupton prerjen me gërshërët e ligjit të çdo ndikimi të klaneve mafioze, në veprimtarinë ekonomike të Shqipërisë.

Çka nënkupton prerjen me gërshërët e ligjit të lidhjeve të politikës me krimin.

Çka nënkupton pastrimin e shtëpisë tonë me shtetin ligjor. Bandat dhe të lidhurit me bandat, politikanët e lidhur me bandat të vendosen para ligjit.

Ne garantojmë se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, do të jetë i pandalshëm. Falenderoj këshillin e ambasadorëve që i dha një goditje fatale mashtrimit dhe fushatës së mashtrimit të Edi Ramës për anëtarësimin e Shqipërisë në vitin 2030 apo 2027.

Në mbledhjen e fundit këshilli i përgjithshëm i BE-së në Bruksel, i nxorri karton të kuq mashtruesit. Harroje i tha se, hapen kapitujt.

Vendosi të mos hapë asnjë kapitull tjetër për Shqipërinë, vendosi të mos caktojë as datë për hapjen e kapitujve. Vendosi t’i infomojë shqiptarët se nuk ka asnjë datë të caktuar nga Brukseli për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe se Brukseli nuk pranon proces tjetër veç se të bazuar në plotësimin e kritereve dhe standardeve të BE-së.

Një kusht nxorën të parën mbi të parët, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ndaj dhe Edi Rama qarkullon si kreu i organizatës kriminale nga një sallë në tjetër me një pasaportë shqiptare sikur do të jetë kjo pasaporta Europiane. Mori përgjigje përfundimtare në Bruksel.

Një sharlatan mashtrues i papërgjegjshëm që kërkon të mbulojë vonesën 12 vjeçare, ngadalësimin dhe pothuajse ndalimin e procesit të integrimit për pothuajse 12 vite me radhë.

Nuk harrojë shqiptarët fishekzjarret, shampanjën dhe dekoratat e korrikut 2017, sikur gjoja u hapën negociatata, të cilat u hapën këtë vit.

Edi Rama po heq çdo lloj filtri dhe është lëshuar nga mëngjesi në darkë në një mashtrim për qytetarët shqiptarë.

Duke i garantuar ata  se ylli polar i programit të PD do të jetë interesi kombëtar dhe ai qëndron në integrimin e Shqipërisë në BE.

Me Edi Ramën shkohet drejt të shkuarës dhe jo në BE.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026

Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)

Një stuhi e fortë breshëri ka goditur fshatin Drizë, në bashkinë e Gramshit, duke shkaktuar dëme të mëdha në sektorin bujqësor dhe duke vënë në...
21:32 | 24/06/2026