“Gjynah votën në kënetë”, Rama-prindërve demokratë: Jepuni fëmijëve pasaportën e BE
Kryeministri Edi Rama iu bën thirrje prindërve demokratë që në 11 maj të mendojnë për fëmijët e tyre dhe të ardhmen e tyre evropiane kur të shkojë për të hedhur votën.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se në 11 maj një demokrat duhet thjesht të mbyllë sytë dhe ta hedhë votën në kutinë 5, ku është ai dhe PS pasi të hedhësh votën për PD është gjynah.
“Një prind demokrat në 11 maj mund: Ta hedhë votën në kënetë! Kot. Gjynah. Ta hedhë votën në ndonjë nga ato moçalet e reja plot me kushërinj të kënetës! Kot. Gjynah. Të mos e hedhë askund! Gjynah edhe kjo, po gjysma e të keqes. Ose pastaj mund të bëjë gjënë e duhur, për vete dhe Shqipërinë: Të mbyllë sytë, e ta hedhë në kutinë 5, ku jam unë dhe PS. E di që s’është ndonjë kënaqësi e madhe për një demokrat. Por ama është një kontribut dhe përfitim i madh, sepse: Nuk e çon votën kot, po e jep për të fuqizuar Shqipërinë në negociatat me Bashkimin Europian. Nuk e bën votën për gjynah, po u jep fëmijëve të vet pasaportën europiane të Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Vota e 11 majit është një votë gjeopolitike
- Rama ftesë Dash Sulës t’i bashkohet PS-së: Duhet të dezinfektohet më parë
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare