Rama ftesë Dash Sulës t’i bashkohet PS-së: Duhet të dezinfektohet më parë
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të mërkurë një takim me kandidatët për deputetë të qarkut të Elbasanit. Në fjalimin e tij, ai ka përmendur Dashnor Sulën, i cili nuk do të jetë pjesë e garës së 11 majit, pasi u la jashtë listave të PD.
Rama theksoi se deputetin e PD-së e lanë jashtë listave për deputetë, duke ia hedhur poshtë gjithë angazhimin politik dhe mbështetjen në strukturat lokale në Peqin.
Rama tha se PS është e hapur dhe për demokratët, duke ftuar publikisht ligjvënësin e PD t’i bashkohet.
“Ndërtoi Dash Sula i shkretë gjithë atë parti në Peqin dhe shkuan ia prishën natën partinë. U ngrit në mëngjes, ia kishin marrë partinë. Ia vodhën partinë natën Dash Sulës. Gjithë ajo parti atje, ka ngelur tani. S’dihet kush do ia hajë ato kokrra gruri, se gjeli detit ngeli gjeli i detit tani pa parti.
Duhet të jemi të hapur edhe për blunë. Kjo është partia jonë, e mbajmë derën mbyllur nëpër territore por sot jemi këtu për t’iu thënë këtu mirësevini përveç salamandrave dhe kukumjaçkave të kënetës nuk kanë vend. Kurse Dash Sula …duhet të dezinfektohet”, u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme