“Të keni turp”- Trump i pakënaqur me portretin e tij: Më mirë të mos ishte fare
Presidenti amerikan Donald Trump, ka shprehur pakënaqësi lidhur me një portret të tijin të vendosur në Kapitolin e Shtetit të Kolorados. Trump e ka quajtur portretin si një nga më të këqijtë që ka parë ndonjëherë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump ka akuzuar guvernatorin e Kolorados për vendosjen e pikturës që shtrembëron qëllimisht tiparet e tij.
Ai ka vënë në dukje se artistja që e realizoi atë kishte krijuar më parë një portret të ish-presidentit Barack Obama, të cilin e cilësoi si “të mrekullueshëm”, duke shtuar me qëfmbetje se cilësia e punës së saj ishte përkeqësuar me kalimin e kohës.

“Më mirë të mos kisha fare një portret sesa këtë që kanë vendosur”, theksoi Trump, duke shtuar se ka marrë reagime të shumta nga qytetarë të Kolorados, të cilët janë shprehur të indinjuar për portretin.
Ai i bëri thirrje guvernatorit të shtetit, Jared Polis, që ta largojë pikturën. Trump e cilësoi Polisin si një “esktremist të majtë” dhe “të paaftë për të luftuar krimin”.
Sipas tij banda kriminale “Tren de Aragua”, ka cënuar rëndë sigurinë në qytetin Aurora, në Kolorado.
“Jared duhet të ketë turp për veten e tij!”, përfundoi Trump në reagimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë