Rama me sipërmarrësit në Sarandë: 65% parapagim nëse s’doni kontrolle gjatë pikut

24 Mars 2025 | 11:35

Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e së hënës në Sarandë. ku zhvilloi një takim me sipërmarrësit e rinj në këtë qytet.

Rama tha se po shqyrtojnë një opsion që do t’u jepte mundësinë strukturave hoteliere që të pranojnë një marrëveshje me parapagim 65 për qind nëse nuk duan të kenë kontrolle gjatë pikut të sezonit.

“Bëni shumë hile me numrin e shtretërve të zënë, duhet ta pranoni, çështja është që kjo hile na pengon të bëjmë më shumë për qytetin sepse nuk i jepet mundësia bashkisë të mbledhë të ardhurat që i takojnë nga zënia e shtretërve. Kemi vendosur që t’i japim një opsion strukturave hoteliere për të pranuar një parapagim me marrëveshje që në periudhën e pikut të paguajnë 65 për qind, nëse nuk duan asnjë kontroll. Besoj është shumë e ulët në raport me të vërtetën. Duam ta fillojmë me këtë, dhe kush paguan 65 për qind të zënë për gjithë periudhën maj-shtator, nuk ka asnjë kontroll”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026