“U gjet një gëzhojë”- Policia detaje nga përplasja në Kamëz: U konfliktuan 2 shoferë

24 Mars 2025 | 11:44

Detaje të reja janë mësuar lidhur me incidentin e ndodhur në Kamëz këtë të hënë, ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Policia njofton se përplasja ka ndodhur mes dy drejtues automjetesh për motive banale.

Sipas uniformave blu, në vendngjarje është gjetur një gëzhojë, çka ngre dyshime se ka pasur të shtëna me armë. Një 38-vjeçar, i identifikuar si Redi Vata, ka mbetur i plagosur rëndë, dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, duke marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor po vazhdon mbledhjen e provave për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

“Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh. Si pasojë, është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë,” njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026