Artan Hoxha: Veliaj ka bërë mbledhje me video-call nga burgu, u mblodhën telefonat

24 Mars 2025 | 14:29

Gazetari Artan Hoxha ishte këtë të hënë në Euronews Albania ku tha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka dejtuar mbledhje me video-call nga burgu.

Sipas tij Veliaj ka pasur komunikime me njerëzit e tij gjatë qëndrimit në qeli, e kjo madje ka shkaktuar që në paraburgimin e Durrësit të bëhen kontrolle e të mblidhen të gjithë telefonat.

“Ai thotë që ia keqinterpretuan vendimin. Po si ia keqinterpretuan? Ai fliste me drejtorin juridik, pse u shkarkua drejtori juridik, gjithashtu edhe nënkryetarja e bashkisë që donte të emëronte ai. Këta janë vetëm ata që janë publikuar po në bashki është bërë nami, janë shkarkuar dhe të tjerë. Tjetra, Erion Veliaj në mirëbesim e sipër duke menduar se ishte njeriu i pushtetshëm, ka komunikuar dhe nga burgu, ka bërë mbledhje nga burgu. Ai nuk e ka bërë me celularin e policëve, por për shkak të tij tani janë mbledhur gjithë telefonat e burgut. Ai është mbajtur si burgu më liberal deri më tani në Shqipëri. Por kur ti vjen dhe bën atë luftë që bën me prokurorin dhe nga ana tjetër kërkon të bëjë mbledhje me stafin e tij nga burgu”,-tha Hoxha.

Më tej Hoxha shtoi se që me daljen e listave të kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste, Veliajt i janë rralluar vizitat në burg nga kolegët e bashkëpunëtorët.

“Tani i janë rralluar fare vizitat, më parë i shkonin mbështetës. Që kur ka dalë lista e Ramës për deputetët për Tiranën, një pjesë e mirë e tyre, që kanë qenë njerëz të afërt të tij, nuk i shkojnë më”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 100 vite burg për 14 “luftëtarët e ISIS”, familjarët deklarojnë se janë vrarë, drejtësia i dënon në mungesë

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë për “pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj” 14 pandehur. Ata u...
13:48 | 11/06/2026

Shpërthimi me tritol në Lezhë, arrestohet një person. Në kërkim bashkëpunëtori i tij

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me tritol të regjistruar paraditen e së mërkurës në Balldren të qytetit të Lezhës. Policia bën me...
13:42 | 11/06/2026

E kishin fshehur në gomën e furgonit, goditet një rast i trafikimit të heroinës nga RMV-ja në Shqipëri. 2 të arrestuar

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Elbasan. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi policia goditi një rast të trafikimit të lëndës narkotike...
13:20 | 11/06/2026