Këshillat e specialistëve, pse nuk duhet të kaloni asnjë ditë pa aktivitet fizik

24 Mars 2025 | 17:42

Fëmijët apo të rriturit që nuk kryejnë mjaftueshëm aktivitet fizik janë të prirur jo vetëm të jenë obezë, por edhe të preken nga një sërë sëmundjesh.

Studimet kanë faktuar se ata që nuk ushtrohen mjaftueshëm fizikisht kanë një rrezik 20-30% më të lartë për të humbur jetën në krahasim me njerëzit që janë fizikisht aktivë.

Alban Ylli, specialist në ISHP, tha për Euronews Albania se shqiptarët po kryejnë gjithmonë e më pak aktivitet fizik.

“Në kushtet e ngrohjes globale, lidhja e dobët dhe jo e dobishme çon në më pak aktivitet fizik, jetë më sedentare, rritje obeziteti, rritje të depresionit, dhe krijimi i qarqeve vicioze në kushtet e individualizmit dhe vetmisë. Këto mund të bëhen probleme dhe të çojnë në probleme të tjera shëndetësore”, thotë Alban Ylli, specialist në ISHP.

Për të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e aktivitetit fizik, Ylli vë theksin tek roli i shkollës për fëmijët.

“Një fëmijë i cili është edukuar mirë në shkollë, në lidhje me ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik, është më i prirur që, si i rritur, të vazhdojë një jetë të tillë”, thotë Alban Ylli.

Por cilat janë normat e aktivitetit fizik që duhet të kryejnë një fëmijë dhe një i rritur për t’u quajtur fizikisht aktiv?

“Çdo person i rritur duhet të kryejë minimumi gjysmë ore në ditë aktivitet fizik të moderuar, ecje të shpejtë, dhe nëse është e mundur një aktivitet fizik më intensiv, 2 orë në javë. Tek fëmijët, aktiviteti fizik është më i madh. Nuk duhet të lejojmë asnjë fëmijë të kalojë asnjë ditë pa kryer të paktën 1 orë aktivitet fizik intensiv”, thotë specialisti Ylli.

Ekspertët cilësojnë se sporti është edhe një mënyrë për të zhvilluar aftësi jetësore, për të ndërtuar miqësi dhe për të përmirësuar shëndetin mendor ndërsa paralajmërojnë se inaktiviteti po rrit obezitetin dhe shton rrezikun për sëmundje, nga ato kardiovaskulare e deri tek ato mendore duke theksuar se askush nuk duhet ta mbyllë ditën pa aktivitet fizik, qoftë ky i moderuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026