600 raste në vit me diabet në Elbasan, mungesa e aktivitetit fizik faktori kryesor

20 Nëntor 2024 | 17:48

Mbi 600 persona preken çdo vit nga diabeti në Elbasan. Mjekët vërejnë se, kjo sëmundje po përhapet me ritme të shpejta, duke u bërë rrezik serioz. Shqetësues sipas mjekëve është fakti se një pjesë e atyre që janë me diabet nuk e dinë, dhe kjo e bën të vështirë si kurimin ashtu dhe parandalimin.

Ndër shkaqet që diabeti po rritet ne mënyrë të frikshme është jeta sedentare dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Mjeku endokrinolog tregon për EuroneWs Albania se kjo sëmundje ka marrë përmasa pandemike.

“Diabeti ka marrë përmasa pandemike, është përhapur në të gjithë botën.  Në qarkun e Elbasanit është mbi 600 raste të reja në vit. Llogarit që në vitet 80 ka qenë 20-30 raste, ka një rritje të frikshme. Këtë e tregoi shumë mirë periudha pandemisë se shumë njerëz aty zbuluan që vuanin nga diabeti”,-tha mjeku Endokrinolog.

Por, kur duhet një qytetar të drejtohet tek mjeku për të zbuluar nëse është I prekur nga diabeti?

“Një qytetar mbi 45 vjeç duhet të masë nivelin e sheqerit në gjak, është një analizë e thjeshtë që e zbulon. Edhe personat që janë nën 45 -vjeç njëherë në 3 vjet duhet të masin nivelin e sheqerit sidomos kur kanë në familje një person me diabet, kanë tensionin e lartë, yndyrnat e larta, gratë që kanë lindur fëmijë mbipeshë, të gjitha këto duhet ta bëjnë një analizë”,-tha Shefqet Deliallisi, mjek endokrinolog.

Mjeku Deliallisi thekson rëndësinë e kapjes në kohë të kësaj sëmundje.

“Zbulimi në kohë është shumë i rëndësishëm sepse diabeti kur zbulohet në kohë trajtohet, dhe shtyn në kohë komplilacione të cilat dëmtojnë sytë, veshkat, janë subjekte që preken katër herë më shumë nga infarkti i miokardit”,-shtoi ai.

Sa i përket diabetit të tipit 1, i cili prek më shumë fëmijët, mjeku tregon se në Elbasan po shtohen rastet, ku çdo vit janë mbi 5 raste.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026