“Tani do të fillojmë të studiojmë Serbinë”, Sylvinho: Me Andorrën, fitore e merituar

25 Mars 2025 | 10:19

Shqipëria mori një fitore shumë të rëndësishme të hënën kundër Andorrës, duke vazhduar ëndrrën për kualifikimin në Botëror.

Pas përfundimit të sfidës, trajneri i Kombëtares, Sylvinho, doli në konferencën e shtypit ndërsa u shfaq tepër i kënaqur dhe e quajti fitoren një rezultat të merituar.

“Pas Anglisë, arritëm të bëjmë një ndeshje të mirë, pavarësisht se mendoj që edhe atje luajtëm mirë. Bëmë disa ndryshime strategjike për shkak të lodhjes së lojtarëve. Mendoj se kjo fitore ishte e merituar dhe është e rëndësishme pasi kemi disa kohë që nuk kemi marrë rezultate të tilla. Tani shohim përpara për ndeshjet e qershorit,” tha Silvinjo.

Silvinjo e vuri theksin në rëndësinë e çdo ndeshjeje, duke shpjeguar se për të arritur në Botëror, Shqipëria duhet të punojë shumë më tepër. “Ky grup është i vështirë, kualifikimi në Botëror është më i ndërlikuar, dhe ne duhet të bëjmë më shumë për të arritur aty,” tha ai.

Trajneri foli edhe për sfidën e ardhshme ndaj Serbisë, duke u shprehur i kënaqur me diversitetin e lojtarëve në skuadër.

“Do të fillojmë ta studiojmë Serbinë që tani, por jam i lumtur që kam shumë lojtarë me karakteristika të ndryshme që mund të përdorim në varësi të kundërshtarëve,” përfundoi Silvinjo.

Përsa i përket ndeshjes me Anglinë, ai theksoi përpjekjet e jashtëzakonshme të lojtarëve të tij, duke përmendur se Anglia është një kombëtare me shumë cilësi dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha nëse nuk luan mirë.

“Anglia ka luajtur finale të Europianëve të fundit, dhe nëse nuk jemi të fokusuar mund të pësosh shumë gola. Lojtarët tanë kanë bërë shumë mirë,” tha trajneri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026