Mbi 1400 të arrestuar në Turqi, vijojnë protestat pas arrestimit të Imamollu

26 Mars 2025 | 17:39

Disa mijëra persona në Turqi mbushën rrugët për natën e shtatë të protestave që deri më tani kanë çuar në arrestimin e mbi 1.400 personave, përfshirë studentë, gazetarë dhe avokatë.

Trazirat në vend nisën të mërkurën e kaluar, kur kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamollu, i konsideruar si rivali politik kryesor i presidentit Erdogan, u arrestua nën akuzën e korrupsionit.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe OKB-ja e kanë dënuar arrestimin dhe përdorimin e forcës nga policia ndaj protestuesve.

Imamollu thotë se akuzat e ngritura ndaj tij janë të motivuara politikisht, një pretendim ky i mohuar nga presidenti Erdoan.

Duke folur përpara një grupi të rinjsh ditën e martë, kreu i shtetit bëri thirrje për durim dhe mirëkuptim për kalimin e atyre që i quajti “ditë shumë të ndjeshme”.

Ai shtoi se personat që duan ta kthejnë Turqinë në një vend kaosi nuk kanë nga t’ia mbajnë dhe theksoi se protestat kanë hyrë në një rrugë pa krye.

Mbrëmjen e së martës, disa mijëra studentë nga shumë universitete të Stambollit u takuan në parkun Maçka, prej nga nisën marshimin.

Autoritetet në qytetin më të madh të Turqisë i kishin ndaluar me urdhër protestat dhe kishin mbyllur disa rrugë për të parandaluar akte provokuese nga manifestuesit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026