Samiti nga udhëheqësit botëror të nesërmen, Zelensky mbërrin në Paris
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Paris, ku do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron këtë mbrëmje në prag të samitit të nesërm të “koalicionit të vullnetarëve”.
Presidenti francez Emmanuel Macron mirëpriti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime në Paris të mërkurën, një ditë përpara një takimi të vendeve evropiane për të diskutuar vendosjen e trupave paqeruajtëse për të ruajtur një armëpushim të mundshëm Rusi-Ukrainë.
Udhëheqësit botërorë do të mblidhen këtë të enjte në Paris për një tjetër samit ku temë kryesore e bisedimeve është Ukraina dhe siguria. Sipas Pallatit presidencial francez, 31 vende, duke përfshirë anëtarët e NATO-s, liderët e BE-së si dhe Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Norvegjia pritet të marrin pjesë.
Qëllimi kryesor i samitit është të finalizojë ato garanci të sigurisë që kombet evropiane janë të gatshme të ofrojnë, duke përfshirë nëse ata do të konsiderojnë vendosjen e trupave paqeruajtëse në terren në Ukrainë. Ky takim vjen në një moment kyç pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanw ndërmjetësuar një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës në Detin e Zi.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift
- 14:14 Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari
- 13:56 Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës
- 13:52 Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!
- 13:41 Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
- 13:28 19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”