Rama: Nga 1 janari 2026, paga minimale do jetë 500 euro
Kryeministri Edi Rama tha sot se paga minimale në vendin tonë do të bëhet 500 euro, duke nisur janari i vitit 2026.
Në pëgjigje të komentuesve në rubrikën “Sy m’sy”, Rama sqaroi se vendimi pritet të merret në qershor, ndërsa hyn në fuqi në janar 2026.
“Kur ne morëm detyrën, paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro dhe sot në vitin 2024 e mbyllëm me 1000 euro pagën mesatare. Pra, kemi bërë një rritje shumë të lartë, pagën mesatare të përgjithshme në sektorin publik privat e kishim 322, sot e kemi 830 euro paga mesatare në Shqipëri. Po paga minimale? E kishim 157 euro, e kemi 400 euro dhe siç e kam thënë dhe më parë në qershor do ta bëjmë 500 euro dhe do të hyjë në efekt në janar të 2026, ndërkohë që shumica e kompanive dhe bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Falë shërbimeve dixhitale, kursyem 75 milionë fletë letre
- Rama: Nuk jam kryetar i bashkisë Tiranë, punët aty i kam mbyllur në 2011
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca
- 11:46 Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare
- 11:25 Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm
- 11:20 U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës