Mori 10 mijë euro ryshfet, gjykata lë në burg efektivin e policisë që ruante anijen
Gjykata e Posacme e Apelit ka lënë në burg efektivin e policisë Armand Marvataj, që dyshohet se ka përfituar 10 mijë euro nga Juxhin Koka për ta lejuar atë të marrë naftën e bllokuar në Durres.
Efektivi i Policisë, Marvataj ishte caktuar detyra të ruante anijen “AYAZANOYBYA” të Tanzanisë, e sekuestruar më 13 janar të këtij viti me 200 ton naftë kontrabandë. Sipas SPAK nxjerrja e lëndës djegëse është bërë në mes të ditës, rreth orës 15:00 të 27 janarit në Porto Romano, ku anija ishte ankoruar që prej sekuestrimit me vendim gjykate.
Agjentët e AMP dhe Policia e Durrësit, bënë ri-këqyrje të anijes, përfshirë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në Porto Romano, të cilat kanë filmuar momentet e nxjerrjes së naftës, e cila është marrë me tub përmes një pompe dhe është ngarkuar në autobot. Nga ekspertimi i mostrave të marra në anije rezultoi se nafta ishte zëvendësuar me ujë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit