Duelet e Miami Open, spikat çerekfinalja Korda-Djokovic, serbi ëndërron trofeun
Çerekfinalet e Miami Open priten me shumë interes nga fansat e tenisit, ndërsa sytë janë te përballja mes Novak Djokovic dhe amerikanit Sebastian Korda.
E vështirë do të jetë, por asgjë nuk është e pamundur në sport, dhe këtë do të përpiqet të bëjë në mbrëmje tenisti amerikan Korda, ndaj serbit që cilësohet si favorit. Megjithatë, forma e të dyve është tejet pozitive në këtë event, ku të dy vijnë me 3 fitore radhazi.
Natyrisht, diferencat në kualitete janë të mëdha, po ashtu dhe në renditjen e përgjithshme, por nuk përjashtohet mundësia e surprizave.
Ashtu si ndodhi më herët me Alcaraz apo me vetë 37-vjeçarin Djokovic në kompeticione të tilla, gjithçka mund të ndodhë.
Në Miami luhen ndeshjet e fundit të këtij kompeticioni, ku këtë të enjte, krahas përballjes Korda-Djokovic, luhen edhe dy të tjera. Korda dhe Djokovic janë përballur vetëm një herë më parë, në vitin 2023, ku serbi arriti të kalonte më tej pas fitores 2-1 me sete, rezultat të cilin e synon edhe në Miami.
Pavarësisht se Djokovic ka shfaqur ndonjëherë luhatje të formës së tij, kompanitë që matin performancën dhe statistikat e konsiderojnë atë jo vetëm favorit për të arritur gjysmëfinalen, por edhe për të fituar trofeun.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet