Shpërthimi tragjik në Elbasan, SPAK kontrolle në banesën e motrave Nikolli

28 Mars 2025 | 12:01

Me urdhër të SPAK-ut, janë ushtruar kontrolle në banesën e Xhovana dhe Alda Nikollit, dy motrave që u bënë të njohura pas ngjarjes tragjike në qytetin e Elbasanit.

Në këtë ngjarje, në derën e banesës së marë me qira prej tyre, shpërtheu një sasi tritoli, ku mbeti i vrarë fqinji i tyre Enea Thomaraj.

Kontrollet janë realizuar në qytetin e Elbasanit, me urdhër të prokurores Doloreza Musabelli.

Ngjarja ndodhi në korrik të vitit 2024, dhe çështja kaloi në SPAK pas akuzave të motrave Nikolla, të cilat e identifikuan Nuredin Dumanin si autor të shpërthimit.

Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Xhanej, një bashkëpunëtor i drejtësisë që u dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 9 muaj, pasi u pendua dhe tregoi se ishte kontraktuar për të kryer vrasje në qytetin e Vlorës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)

Protestuesit e parë janë mbledhur mëngjesin e sotëm para godinës së Kuvendit, ku në orën 10:00 është parashikuar të zhvillohet seanca plenare. Tubimi ishte paralajmëruar...
09:48 | 30/06/2026

Arrestohet shqiptari në Britani, la fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare që kishte njohur në internet

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar, pasi dyshohet se la vetëm në banesë dy fëmijët e tij të mitur për...
09:36 | 30/06/2026

Zbardhen rrethanat e plagosjes me armë në Pogradec, kush janë 4 autorët që tentuan të vrasin 35-vjeçarin (EMRAT)

Janë zbardhur rrethanat e ngjarjes së djeshme mbi plagosjen me armë zjarri në lagjen nr. 3, Pogradec. Nga plagosja që iu bë me armë zjarri...
09:29 | 30/06/2026