Pas pronave të konfliskuara, publikohet katalogu me pronat e sekuestruara në vend

28 Mars 2025 | 14:15

Pronat e sekuestruara në të gjithë vendin janë listuar për herë të parë në një katalog nga Agjencia që i ka në administrim. Libri përmban rreth 300 pasuri të paluajtshme, pjesa më e madhe e të cilave janë në Tiranë.

Të gjitha pasuritë e sekuestruara me vendim gjykate në vendin tonë, tashmë janë publike. Ato janë listuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në një katalog me 615 faqe.

Ky publikim pason katalogun e pronave të konfiskuara, të botuar në muajin shkurt dhe për çdo objekt shpaloset edhe pasaporta me sipërfaqen, kordinatën në hartë, fotot dhe vlera që ajo ka sot në treg.

Sipas instuticionit, ky katalog përbën një “hap konkret në drejtim të forcimit të besimit të publikut dhe institucioneve në procesin e administrimit të këtyre pasurive”.

Lista e plotë përfshin gjithë territorin e vendit, dhe janë afro 300 prona të sekuestruara, numri më i madh i të cilave janë në Tiranë dhe Vlorë.

Para bllokimit me vendim gjykate, ato janë përdorur për qëllime banimi e biznesi, ku bie në sy aktivitete si bare, njësi tregtare, por edhe garazhe e sipërfaqe toke të lira.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para

Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Raportohet se një...
16:40 | 28/07/2026

Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar këtë të martë në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun në Euronews Albania. Hoxha ka folur për rastin e...
16:38 | 28/07/2026

Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)

62-vjeçari nga Kosova, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Burime bëjnë me...
16:31 | 28/07/2026