Panairet e traditës promovojnë artizanatin në qytetin e Gjirokastrës
Ardhja e pranverës në Gjirokastër ka rikthyer lëvizjen e turistëve si dhe kërkesat për punimet tradicionale. Tashmë suveniret e realizuara me mjeshtëri nga artizanët janë të preferuara për turistët ndërsa i marrin si kujtim nga vizita në qytetin e gurtë.
Panairet e traditës të çelura së fundi në Gjirokastër po promovojnë vlerat e artizanatit dhe zejeve si pika të forta për tërheqjen e turistëve. Pjesëmarrësit i cilësojnë të domosdoshme aktivitete të tilla edhe për njohjen e traditave nga të rinjtë.
“Sot në Parkun e Viroit po prezantoj punimet e mia, ndërsa më shumë të pëlqyera janë veroret, byzylykët, çantat, punimet e luleve, shumëllojshmëri”, tha njw zonjw nga panairi.
“Punimet karakteristike kam kohë që i realizoj, që nga fëmijëria jemi mësuar sepse jemi rritur me gjyshe dhe i kemi pasion, por kohët e fundit të rinjtë nuk e duan këtë zanat, nuk e duan këtë punë, tha njw e moshuar.
E pyetur se a janë të veçanta punimet me rruaza, ajo i konsideron si diçka zbavitëse.
“Është diçka e bukur, edhe zbavitesh, ndjen kënaqësi, puna nuk është asnjëherë turp, të jep kënaqësi pavarësisht se nuk vlerësohet por mua më jep kënaqësi”, tha ajo.
“Kemi prezantuar punime me qëndisje, punime karakteristike, piktura të ndryshme, kolazhe dhe punë të tjera tradicionale”, tha e reja.
Përgjatë stinës së pranverës Gjirokastra synon të mirëpresë një numër të lartë turistësh ndërsa ky sektor është shndërruar në promotorin e ekonomisë lokale.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta