Fileto pule të kontaminuara me Salmonelë, gazetari tregon importimin nga Brazili
Granit Sokolaj i ftuar në emisionin “People” ka folur rreth asaj çfarë u deklarua këtë të premte nga AKU-ja që njoftoi konstatimin e një sasie filetosh pule të importuara në Portin e Durrësit nga Brazili, të kontaminuara me Salmonelë.
Sokolaj tregon sesi ka ndodhur i gjithë procesi gjatë këtyre ditëve për importin e sasisë së filetove të pulës. Ai shton se shpërndarja e tyre mund të jetë bërë në të gjithë Shqipërinë.
“Kompania në fjalë është një ndër më të mëdhatë e importit të mishit të ngrirë nga jashtë dhe magazinat e saj janë në Tiranë, në autostradën midis Kasharit dhe Tiranës. Produkti nuk është doganuar në Durrës. Që të mos kalonte në Durrës, ka kaluar tranzit për t’u zhdoganuar në doganën e Tiranës.
Më pas atë çfarë nuk e ka bërë AKU-ja në Durrës është që nuk kanë hapur kontenerin, kanë hapur magazinat frigoferike të kompanisë. Pjesa e shpërndarjes mund të jetë në të gjithë Shqipërinë sepse kompanitë e mëdha janë në marrëveshje me rrjetet më të mëdha të marketeve në vend”, tha Granit Sokolaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West