“Studentët do ta gjunjëzojnë Vuçiç!” – Paralajmërimi i ekspertit amerikan

28 Mars 2025 | 21:00

Diplomat amerikan dhe eksperti për Ballkanin James Hooper tha në një intervistë për emisioni Balkan Talks në Euronews Albania se protestat e studentëve në Serbi do ta arrijnë qëllimin final që është largimi i Vuçiç.

Sipas tij, studentët e lidhin tragjedinë e shembjes së stacionit të trenit në Novi Sad me korrupsionin në qeveri dhe përgjegjës kryesor për këtë presidentin Aleksandër Vuçiç.

“Pas incidentit të rëndë në stacionin e trenit në Novi Sad ata janë përqendruar te korrupsioni se ishte një marrëveshje korruptive ajo që çoi në shembjen e stacionit. Kjo ka bërë që studentët ta kthejnë këtë çështje në një problem. Mendoj se korrupsioni është një çështje serioze të Serbisë dhe tani është shumë  e vështirë për presidentin Vuçiç që të vetëmbrohet pasi administrata që ishte përgjegjëse për stacionin ishte nën drejtimin e tij. Nuk mund të mbrohet më, është një problem serioz për të, pasi kemi një mobilizim të madh të studentëve. Mendoj se ata janë shumë të fortë dhe ka mundësi që ata do ta gjunjëzojnë presidentin Vuçiç. Nuk parashikoj që kjo të ndodhë por mendoj se kjo është e mundur se çështja e korrupsionit i ka zemëruar serbët. Ata duan që kjo të përfundojë dhe nuk mendojnë se Vuçiç i ka kapacitet e duhura për t’i dhënë fund korrupsionit”, tha Hooper.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç

Valon Arifi, gazetari dhe aktivisti nga Presheva, ka folur në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews Albania lidhur me protestat në Serbi. Sipas tij,...
21:22 | 30/05/2026

Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?

Dorand Vojka, ekspert për çështjet ndërkombëtare, ka folur këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egron për prapaskenat e paqes mes Iranit dhe SHBA....
20:50 | 30/05/2026

Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Rusia për emisionin “Balkan Talks” në Euronews, gazetari shqiptar Misha Puma komentoi incidentin ku një dron goditi...
21:49 | 29/05/2026