Industria serbe e naftës thotë se sanksionet amerikane ndaj saj janë shtyrë përsëri
Industria e Naftës e Serbisë (NIS), njoftoi të shtunën se Departamenti amerikan i Thesarit e ka shtyrë futjen në fuqi të sanksioneve amerikane ndaj NIS-it edhe për 30 ditë të tjera.
Shtetet e Bashkuara e vendosën NIS-in në listën e sanksioneve më 10 janar për shkak të pjesëmarrjes në pronësi të kompanisë ruse, Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që të përdorë të ardhurat nga sektori energjetik për luftën në Ukrainë.
Sanksionet duhej të hynin në fuqi më 28 shkurt, por vendosja e tyre më pas u shty për 30 ditë, para se të shtyhej përsëri për 30 ditë të tjera më 28 mars.
NIS tha të shtunën se Departamenti amerikan i Thesarit ia ka lëshuar një licencë të re, e cila ia mundëson asaj t’i kryejë aktivitetet e saj operacionale pa pengesa deri më 28 prill, ose derisa të hiqen sanksionet, nëse kjo ndodh më parë.
NIS falënderoi Qeverinë e Serbisë dhe të gjitha institucionet e tjera vendëse dhe të huaja që e mbështetën kërkesën dërguar Departamentit amerikan të Thesarit.
Kompanitë ruse, Gazprom Neft dhe Gazprom, zotërojnë shumicën e aksioneve në NIS (56.15 për qind), ndërsa Serbia ka në pronësi gati një të tretën e aksioneve.
Në vitin 2008, Serbia i shiti 51 për qind të aksioneve të kompanisë NIS te kompania shtetërore ruse, Gazprom Neft, për një çmim prej 400 milionë eurosh, pa tender.
Në maj të vitit 2022, për shkak të sanksioneve të reja të shpallura nga Bashkimi Evropian, Gazprom Neft shiti gjashtë për qind të aksioneve të tij te Gazpromi, kompania amë që ende nuk është nën sanksionet e bllokut evropian.
NIS-i është e vetmja kompani në Serbi që merret me kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës, si dhe me prodhimin e gazit natyror.
Ajo zotëron më shumë se 400 stacione karburanti në Serbi dhe në vendet e rajonit – Bosnjë e Hercegovinë, Rumani dhe Bullgari.
Përpunimi i naftës bruto kryhet në Rafinerinë e Naftës në Pançevë, e cila operon brenda sistemit të NIS-it./REL
LEXONI GJITHASHTU:
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb