SPAK lëshoi urdhër kontrolli për banesën e tyre, reagon njëra nga motrat Nikolli

29 Mars 2025 | 15:07

Ditën e djeshme, SPAK lëshoi një urdhër kontrolli për banesën e motrave Alda dhe Xhovana Nikolli. Lidhur me këtë, Xhovana Nikolli përmes një postimi në instagram ka shprehur shqetësimin dhe revoltat e saj, duke akuzuar Prokurorinë e Posaçme për sekuestrimin e sendeve private pa një urdhër gjykate. Ajo ka deklaruar se SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e prindërve të saj.

“Një kontroll në shtëpi që shkatërron banesën, ushtrohet presion dhe sekuestrohen sende private pa urdhër gjykate, këtë vetëm në këtë shtet ordiner mund ta shohim. Përveç kësaj, i shkuan edhe në shtëpinë e prindërve, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me këtë çështje, dhe atyre u sekuestrohet telefoni i nënës dhe babait. Pse, a ka ndodhur ndonjëherë që SPAK të vizitojë çdo ditë dhe të ushtrojë presion psikologjik mbi mua?” – shkruan Xhovana Nikolli në postimin e saj.

Ky zhvillim vjen pas atentatit me tritol që ka marrë jetën e 29-vjeçarit Enea Thomaraj, i cili humbi jetën pas tri muajsh luftë për jetën në spital. Shpërthimi, i dyshuar të ketë pasur si shënjestër motrat Nikolli, ndodhi në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut 2024, në banesën e Thomaraj, i cili ishte fqinj i motrave.

Pas shpërthimit, dera e banesës u shemb dhe Thomaraj pësoi dëmtime të rënda në kokë, duke humbur jetën disa ditë më vonë.

Motrat Nikolli janë të njohura për lidhjet e tyre me individë të botës së krimit. Xhovana Nikolli është bashkëjetuesja e Amarildo Xhanej, i cili u arrestua në gusht 2023 në Vlorë si vrasës me pagesë. Ndërkohë, Alda Nikolli ka pasur një lidhje me Nuredin Dumanin, një tjetër vrasës me pagesë, i cili ndodhej në burg gjatë kohës së lidhjes me të.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026