Besimtarët myslimanë në Berat kremtojnë Fiter Bajramin, falin namazin në pedonale
Pas një muaji agjërimi, lutjeje dhe adhurimi, besimtarët myslimanë në qytetin e Beratit kanë kremtuar sot Fiter Bajramin, një festë që simbolizon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe mirënjohjen për mundin dhe sakrificat e bëra gjatë këtij periudhe.
Kremtimi i kësaj dite të shenjtë nisi herët në mëngjes, në orën 06:10, me faljen e namazit të Fiter Bajramit. Me mijëra besimtarë morën pjesë duke u bashkuar në pedonalen kryesore të qytetit të Beratit për të kryer ritet e faljes, duke u lutur për më shumë paqe, mbarësi dhe begati për veten, familjet e tyre dhe për gjithë botën.
Ritet e faljes u udhëhoqën nga myftiu i qytetit të Beratit, Bilbil Talla, i cili gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e përkushtimit dhe sakrificës që besimtarët bënë gjatë muajit të Ramazanit. Ai e shprehu falënderimin për besimtarët, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë të jetojnë me virtyte dhe të mos harrojnë shpërblimin e madh që ata kanë arritur gjatë agjërimit dhe lutjeve të këtij muaji të shenjtë.
Fiter Bajrami, si çdo vit, ka sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe festë mes komunitetit mysliman në Berat, duke i bashkuar ata në lutje dhe gëzim, duke forcuar më tej lidhjet shpirtërore dhe sociale mes njerëzve të qytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane