Besimtarët në Durrës kremtojnë Fiter Bajramin, falin namazin në sheshin para xhamisë
Qindra besimtarë myslimanë u mblodhën sot në orët e para të mëngjesit në sheshin e Xhamisë së Madhe në Durrës për të kryer faljen e namazit të Fitër Bajramit, një nga momentet më të rëndësishme për ta.
Të pranishëm ishin besimtarë të të gjitha moshave, të cilët nisën ceremoninë në orën 06:45, ndërsa falja e namazit u krye në orën 07:30.
Fitër Bajrami shënon përfundimin e një muaji agjërimi, përkushtimi dhe reflektimi shpirtëror, duke i dhënë besimtarëve mundësinë për të falënderuar Zotin, për të forcuar lidhjet me familjen dhe komunitetin, si dhe për të ndihmuar ata që kanë më pak mundësi. Një nga traditat kryesore të kësaj feste është dhënia e sadakasë, një akt simbolik që thekson vlerat e solidaritetit dhe bamirësisë.
Pas faljes, besimtarët janë kthyer në familjet e tyre për të vijuar me ritualet e festës, që përfshijnë urimet, vizitat tek të afërmit dhe shtrimin e drekës së Bajramit, ku nuk mungojnë gatimet tradicionale dhe ëmbëlsirat festive. Kjo ditë simbolizon jo vetëm mirënjohjen dhe faljen, por edhe afrimin me njëri-tjetrin, duke mbajtur gjallë vlerat dhe traditat brez pas brezi.
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin