Kreditë me probleme ulen afër pragut 4 për qind
Kreditë me probleme kanë shënuar një nivel të ri në muajin shkurt. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ato përbënin 4.06% të totalit, nga 4.7% që rezultonin një vit më parë.
Ulja e raportit të kredive të këqija po ndikohet nga rritja e shpejtë e kreditimit të ekonomisë.
Në shifra, portofoli i kredisë për ekonominë arriti në 848 miliardë lekë, në rritje vjetore me 13%, ndërsa portofoli i kredive me probleme vlerësohet në afërsisht 34.4 miliardë lekë, nga 35.2 miliardë lekë që kishte qenë një vit më parë.
Një ndikim të rëndësishëm në uljen e raportit të kredive me probleme vlerësohet se ka dhënë edhe forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron gjatë dy viteve të fundit, ndërsa efekt pozitiv në aftësinë paguese të huamarrësve ka dhënë edhe ulja e shpejtë e normave të interesit.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq