Nxirret automjeti i fundosur në Lituani, ushtarët amerikanë ende të zhdukur
Ekipet e shpëtimit në Lituani nxorën nga moçali një automjet të fundosur ushtarak. Ai transportonte katër ushtarë amerikanë, të cilët rezultojnë ende të zhdukur.
Automjeti i blinduar, M88 Hercules, u nxor mëngjesin e 31 marsit, gjashtë ditë pasi që nisi operacioni i shpëtimit në bazën ushtarake të Pabradës, pranë kufirit të Lituanisë me Bjellorusinë.
Ministrja lituaneze e Mbrojtjes, Davile Sakaliene, tha se fati i katër ushtarëve mbetet i paqartë.
“Ne nuk mund të flasim për këtë, sepse, para së gjithash, nuk ka ende asnjë informacion. Madje, edhe kur të marrim informacione, është bërë një marrëveshje që amerikanët të jenë të parët ata që do të dalin me njoftim”, i tha Sakaliene radios publike lituaneze më 31 mars.
Automjeti i ushtarëve u gjet i zhytur në një moçal në terrenin e stërvitjeve ushtarake, Pabrade, më 25 mars. Qindra ushtarë lituanezë dhe amerikanë, bashkë me dhjetëra automjete, u përfshinë në nxjerrjen e tij.
Lituania, anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, është nikoqire e më shumë se 1.000 trupave amerikane. Ushtria amerikane për Evropën dhe Afrikën tha në një deklaratë më herët se katër ushtarët ishin “duke kryer stërvitje të planifikuara taktike” kur u zhdukën më 25 mars.
Në orët e para të operacionit të shpëtimit kishte disa deklarata kontradiktore, përfshirë komentet e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili tha se ushtarët kanë humbur jetën. Më vonë, një zëdhënëse e NATO-s e tërhoqi atë deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje