Trump e kërcënon Iranin me tarifa dhe veprime ushtarake

31 Mars 2025 | 11:18

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e kërcënoi Iranin me disa masa , nisur nga sanksionet dhe tarifat e reja deri te veprimet ushtarake.

Kjo, pasi presidenti iranian refuzoi mbajtjen e bisedimeve të drejtpërdrejta me Uashingtonin për programin e tij bërthamor.

“Do të shohim nëse mund të bëjmë diçka. Nëse jo, do të jetë një situatë e keqe. Unë do të preferoja një marrëveshje në vend të alternativës tjetër, që mendoj se të gjithë në këtë aeroplan e dinë se çfarë është. Ajo nuk do të ishte një gjë e bukur”, u tha Trump gazetarëve më 30 mars, teksa fluturonte nga Florida për në Uashington.

Më herët, Trump paralajmëroi se “nëse nuk bëjnë marrëveshje, do të ketë bombardime dhe do të jenë bombardime që ata nuk i kanë parë kurrë më parë”.

Ai, gjithashtu, tha se është duke shqyrtuar vendosjen e tarifave ndaj vendeve që blejnë naftë nga Irani, si pjesë e strategjisë së tij për “presion maksimal” kundër Teheranit.

Më herët gjatë ditës, presidenti iranian, Masud Pezeshkian, e kundërshtoi publikisht mbajtjen e negociatave të drejtpërdrejta me Uashingtonin për programin e tij bërthamor – gjë që ishte propozuar në një letër që Trump i kishte dërguar Teheranit në fillim të këtij muaji.

“Edhe pse në këtë përgjigje është hedhur poshtë mundësia e negociatave të drejtpërdrejta mes dy palëve, është theksuar se rruga për negociata indirekte mbetet e hapur”, tha Pezeshkian.

Në përgjigje, Departamenti amerikan i Shtetit tha se “presidenti Trump ka qenë i qartë: Shtetet e Bashkuara nuk mund ta lejojnë Iranin të ketë armë bërthamore”.

“Presidenti shprehu gatishmërinë e tij për të diskutuar një marrëveshje me Iranin. Nëse regjimi iranian nuk dëshiron marrëveshje, presidenti është i qartë: Ai do të ndjekë opsione të tjera, të cilat do të jenë shumë të këqija për Iranin”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026