Trump kërcënoi Putinin, reagon Zelensky: Rusia do vetëm vazhdimin e luftës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur zemërimin dhe zhgënjimin e tij ndaj homologut rus, Vladimir Putin, për deklaratat e fundit mbi Ukrainën. Putin vuri në dyshim legjitimitetin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe propozoi krijimin e një qeverie të përkohshme në Kiev, një sugjerim që Trump e cilësoi si të papranueshëm.
“Kjo nuk është rruga e duhur,” theksoi ai, duke kritikuar hapur qëndrimin e Kremlinit.
Gjatë një deklarate për mediat, Trump paralajmëroi se nëse Rusia nuk arrin një marrëveshje për ndalimin e konfliktit në Ukrainë dhe nëse konfirmohet se Moska është përgjegjëse për përshkallëzimin e luftës, atëherë SHBA do të vendosë tarifa 50% mbi naftën ruse.
“Nëse blini naftë nga Rusia, nuk do të mund të bëni biznes në Shtetet e Bashkuara,” deklaroi Trump, duke lënë të kuptohet se masa të rrepta ekonomike do të jenë në tryezë.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi ndaj zhvillimeve të fundit, duke kritikuar ashpër politikën ruse. Në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar kombit, ai theksoi se Putini nuk ka asnjë interes për diplomacinë dhe se Rusia vazhdon të kundërshtojë çdo përpjekje për armëpushim.
“Prej disa javësh, SHBA ka propozuar një armëpushim pa kushte. Dhe pothuajse çdo ditë, në vend të një përgjigjeje pozitive, Rusia na sulmon me dronë, bomba, artileri dhe raketa balistike,” u shpreh Zelensky.
Ai gjithashtu bëri thirrje për rritjen e presionit ndërkombëtar mbi Moskën, duke theksuar se sanksionet dhe masat e ashpra ekonomike janë e vetmja mënyrë për të ndaluar agresionin rus.
“Rusia meriton presion të shtuar, të gjitha masat që mund të thyejnë kapacitetin e saj për të bërë luftë dhe për të mbështetur një regjim që nuk dëshiron asgjë tjetër përveç konfliktit,” përfundoi presidenti ukrainas.
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate