Hetuesit dyshojnë për përfshirjen e nënës në vrasjen e palestinezes në Tiranë
Hetimet për vrasjen e 24-vjeçares palestineze, Rayan Alwan, e cila u ekzekutua nga i ati më 22 shkurt në një banesë me qira në Tiranë, kanë marrë një kthesë të re. Dyshimet e hetuesve tregojnë se në këtë ngjarje mund të jetë e përfshirë edhe nëna e viktimës.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, krimi mund të ketë qenë i mirëmenduar nga familja e së resë. Trupi i saj ndodhet ende në morg, pasi familjarët nuk kanë bërë asnjë kërkesë për ta tërhequr dhe për ta përcjellë për në vendlindje.
Detajet e hetimit:
- Nëna e Rayan Alwan ndodhej në Gjermani në momentin e vrasjes dhe nuk është marrë ende në pyetje nga autoritetet shqiptare.
- Ajo kishte bërë më herët një denoncim në Gjermani, ku pretendonte se e bija kërcënohej për një video intime.
- Hetuesit e lidhin dyshimin për përfshirjen e saj në ngjarje me faktin se deri tani nuk është gjetur asnjë provë që videoja të ekzistojë vërtet.
- Përpjekjet për të marrë në pyetje të ëmën e viktimës kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi ajo nuk është gjetur në Gjermani.
Ndërkohë, miq të 24-vjeçares në Gjermani kanë deklaruar se Shqipëria ishte një vend tranzit për të, me qëllimin për të udhëtuar më pas drejt Libanit me të atin. Ata kanë konfirmuar gjithashtu se Rayan kishte denoncuar në Gjermani se familja e saj e kërcënonte.
Në mungesë të një kërkese nga të afërmit, autoritetet shqiptare po shqyrtojnë mundësinë që trupi i së ndjerës të varroset në Shqipëri. Hetimet për këtë çështje vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin