U bë viral për pagën 1200 euro, Shehaj i përgjigjet babait për punësimin e djalit

31 Mars 2025 | 17:05

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj reagoi këtë të hënë në lidhje me një video virale, ku një zotëri shfaqet duke puthur fotografinë e tij.

Në video shfaqet një qytetar gjatë një bisedë me aktivistë të Partisë Socialiste, të cilët i kërkojnë votën për 11 majin.

Teksa bisedon me aktivistët e majtë, ai puth fotografinë e Shehaj dhe thotë se do të votojë atë në zgjedhjet e 11 majit, pasi i ka punësuar djalin me një rrogë 1200 euro në muaj.

“Ja Agron Shehaj, ka punuar cuni në Call Center, 1200 euro i jepte, ja ky lloj burri ma ka mbajtur në punë cunin, kush ma mbajti? Ma mbajtët ju të majtët? Ja pra, ky ma ka mbajtur në punë cunin, mos e çaj kokën, publikoje ku të duash”, thotë zotëria në videon virale.

Në përgjigjen e tij, Shehaj falenderon qytetarin, por shton se nuk është ai që ia ka mbajtur në punë të birin, por meritat që djali i tij ka treguar.

Shehaj theksoi se dëshiron që ky model pune dhe meritokracie të vendoset në Shqipëri dhe, për këtë arsye, kërkon mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 11 majit.

“Fjalët e këtij zotërie, në fakt, më bëjnë të ndihem shumë i vlerësuar, por më duhet të sqaroj diçka. Nuk e kam mbajtur unë djalin e tij me bukë, e ka mbajtur puna e tij e ndershme, ai ka merituar të gjitha ato 1200 euro që ka marrë në muaj. Dhe në fakt, ky është modeli që ne duam të sjellim në Shqipëri, modelin e punës dhe të meritokracisë. Për këtë, ne kemi nevojë për mbështetjen e çdo qytetari prej jush. Ju falenderoj shumë dhe ju bëj thirrje të na mbështesni”, tha Shehaj.

View this post on Instagram

 

A post shared by Agron Shehaj (@agronshehaj_)


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026