Agron Shehaj prezanton kandidatët për 11 Majin: Do t’ua japim pushtetin qytetarëve

27 Mars 2025 | 20:32

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj zhvilloi një takim prezantues të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai tha se kandidatët e kësaj partie janë njerëz të zakonshëm, por të jashtëzakonshëm në vullnetin e tyre për t’i shërbyer vendit, ky është edhe ndryshimi.

Gjatë fjalimit të tij, Shehaj theksoi se qëllimi i “Mundësisë” në politikë, është kthimi i pushtetit të qytetarëve, krahas kësaj, dhe përballja me vendosmëri e betejës politike.

“Ne nuk hymë në politikë për pushtet, por për t’i kthyer pushtetin qytetarëve. Na presin ditë shumë intensive, takime, biseda, përballje, por bashkë me vendosmëri pa frikë dhe pa u ndalur do ta çojmë këtë betejë deri në fund”, tha Shehaj.

Një muaj e gjysëm nga zgjedhjet parlamentare, kryetari i “Mundësisë” ka kërkuar nga kandidatët të kryejnë takime intensive me qytetarët pasi ata duhet të kuptojnë se ekziston vetëm një parti që nuk është pjesë e pazareve dhe që nuk është në shitje.

“Nuk është koha për të pushuar, është momenti të shtojmë ritmin, të trokasim në cdo derë e të flasim me cdo shqiptar që nuk na ka dëgjuar. Shqipëria ka nevojë për një tronditje të madhe, për një ndryshim rrënjësor që nuk vjen vetë, por duhet ta sjellim vetëm ne.

Shumë prej jush kanë sakrifikuar kohë energji, për të përhapur mesazhin, Jemi këtu për të luftuar. Nuk  është fushatë zbavitje, por përballje midis të vërtetës dhe gënjeshtrës, mes shpresës dhe zhgënjimit”, tha Shehaj.

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i ka kthyer përgjigje dhe skeptikëve të cilët nuk besuan tek “Mundësia” dhe beteja e saj.

Shehaj tha se para një viti e gjysëm u nis një betejë që shumë kush e quanin të pamundur, të ndërtonim një forcë politike të re, të pastër, të ndershme dhe të vendosur për të përmbysur një sistem të kalbur nga korrupsioni dhe paaftësia.

“Jemi në sallë 500 qytetarë dhe kjo është vetëm një provë e asaj që do të ndodhë në gjithë vendin. Shqiptarët po zgjohen e po kuptojnë që Shqipëria ka nevojë pë rnjë ndryshim. Po kuptojnë se nuk janë vetëm, se kanë alternativë se ekziston një parti që nuk është pjesë e pazareve që nuk janë në shitje”, tha ndër të tjera, kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026