Presidenti Begaj mesazh për 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

1 Prill 2025 | 10:00

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot me një mesazh në rrjete sociale 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Begaj, në mesazhin e tij, vlerëson kontributin e dhënë nga Shqipëria në NATO dhe thekson se vendi ynë do të vijojë të jetë një partner i përkushtuar i aleancës euro-atlantike.

“16 vjet në NATO.
Shqipëria feston sot me krenari 16-vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të suksesshme të mbrojtjes kolektive, NATO.

Në këto 16 vite, Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.

Shqipëria do të vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të pasur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare.” – u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Në lidhje me përvjetorin e Shqipërisë në NATO reagoi dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

“Ne kemi NATO-n dhe NATO ka Shqipërinë! Me kontekstet e reja gjeopolitike do të forcojmë partneritetin me aleatët tanë, si dhe do të vazhdojmë me krenari kontributin për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.” – nënvizon Ministri Hasani.

Sipas tij, ky rrugëtim i Shqipërisë në NATO reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin, teksa shpreh krenarinë që vendi ynë gjendet pranë aleatëve për një të ardhme më të sigurt.

Anëtarësimi i saj në NATO më 1 prill 2009 është një ndër arritjet më të rëndësishme historike për vendin dhe për mbarë kombin shqiptar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026