Meloni në mbështetje të Le Pen: Kush beson në demokraci, nuk mund të jetë i lumtur

1 Prill 2025 | 10:48

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka dalë në mbështetje të Marine Le Pen, pasi ajo u shpall fajtore me akuzën se ka shpërdoruar fondet e BE-së.

Në një status në rrjete sociale Meloni tha se kush beson në demokraci nuk mund të gëzohet për dënimin e Marine Le Pen.

“Kush beson në demokraci nuk mund të gëzohet për goditjen e një lidere të një partie të madhe dhe që i privon miliona qytetarëve nga përfaqësimin e tyre”, shkruan Meloni në statusin e saj.

Marine Le Pen, udhëhesja e ekstremit të djathtë në Francë, u dënua nga Gjykata e Parisit me 4 vite burg, por ajo nuk do të kalojë asnjë ditë në qeli. Dy vite mund t’i kalojë në liri me kusht dhe dy të tjerë me byzylyk elektronik ndërsa është gjobitur edhe me 100 mijë Euro.

Gjykata i ka ndaluar që për 5 vite që të mbajë poste të larta publike, gjë që e përjashton nga gara presidenciale 2027.

Le Pen akuzohet për shpërdorimin e 3 milionë Eurove, para të cilat dyshohet se ajo i përdori për të paguar stafin e partisë së saj, por që ishin të destinuara për ndihmësit e saj si eurodeputete nga viti 2004 deri ën 2016-ën.

Giorgia Meloni dhe Marine Le Pen, Romë – 20 Jan 2015 (Alessandro Serrano)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026