Gjenden 3 mijë litra naftë në ishullin e Sazanit, për çfarë dyshon policia

1 Prill 2025 | 12:14

Policia Kufitare e Vlorës ka gjetur rreth 3 mijë litra naftë të braktisura në ishullin e Sazanit.

Kjo sasi karburanti ishte futur në 43 bidona të mëdhenj, të cilët u konstatuan duke pluskuar mbi det.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se karburanti mund të jetë sjellë aty për të furnizuar një mjet ujor që përdorej për trafik droge.

Kontrollet e policisë u realizuan pas marrjes së një informacioni për një mjet të dyshuar që po kryente lëvizje të kundraligjshme, duke ardhur nga Italia. Pas këtij informacioni, autoritetet nisën kontrolle të gjera në të gjithë zonën.

Gjatë kontrollit, Policia Kufitare gjeti mbi 3,000 litra karburant në ishullin e Sazanit, të cilat thuhet se do të përdoreshin nga ky mjet ujor.

“Gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Guardia di Finanzan, DVP Vlorë dhe Rojen Bregdetare , u konstatuan duke pluskuar në det, 43 bidona plastikë që dyshohet se janë të mbushur me lëndë hidrokarbure”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ka edhe dyshime të tjera, sipas burimeve jozyrtare, që thonë se Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza kanë evidentuar fillimisht mjetin, i cili ka hyrë në ujërat territoriale shqiptare, ku ka nisur ndjekjen e tij.

Sipas po të njetave burimeve, mjeti është afruar pranë ishullit të Sazanit, për t’u furnizuar me karburant dhe për të vazhduar më pas itinerarin e tij por, me nisjen e ndjekjes, ai ka ndryshuar totalisht drejtim.

Burimet thonë se mjeti ka arritur ti shpëtojë ndjekjes nga Guardia di Finanza dhe Roja Bregdetare Shqiptare dhe se mendohet se ka marrë drejtimin drejt Turqisë.

Dyshohet se mund të jetë hedhur diçka në det, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Pavarësisht se nuk është arritur të kapet mjeti ujor, thuhet se kanë nisur hetimet për të zbuluar personat që dërguan karburantin në ishullin e Sazanit, si dhe për motivin e transportimit të këtij karburanti në këtë zonë.

Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë ndërsa pas gjetjes së karburantit, Policia Kufitare ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit e mjeteve ujore të raportojnë vendndodhjen e mjeteve të tyre, duke krijuar një regjistër të ri, i cili kishte munguar prej vitesh.

Njoftimi i policisë

Intensifikohen kontrollet përgjatë vijës bregdetare, verifikohen mbi 200 mjete lundruese.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë ka shtuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në hapësirën detare, si dhe parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme që mund të zhvillohet në këtë hapësirë.

Gjatë 10 ditëve të fundit, në bashkëpunim me Repartin Delta Force, Guardia di Finanza dhe strukturat e tjera partnere, janë realizuar kontrolle intensive nga toka dhe deti, me fokus zonat më të frekuentuara nga mjetet lundruese.

Gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Guardia di Finanza, DVP Vlorë dhe Rojen Bregdetare , u konstatuan duke pluskuar në det, 43 bidona plastikë që dyshohet se janë të mbushur me lëndë hidrokarbure. Bidonat u sekuestruan në SPK Triport. Vijojnë veprimet hetimore për këtë rast.

Janë verifikuar mbi 200 mjete lundruese, të cilave iu është kontrolluar dokumentacioni përkatës, pajisjet e sigurisë, si dhe respektimi i itinerareve të miratuara. Këto veprime synojnë jo vetëm garantimin e lëvizjes së sigurtë për qytetarët dhe turistët, por edhe forcimin e kontrollit për të parandaluar rastet e trafikimit dhe krimet mjedisore.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë mbetet e angazhuar për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurtë, ndaj do të vijojë kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Qytetarët, për çdo rast nevoje për ndihmë dhe për të denoncuar paligjishmëritë, mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026