Ndotja e kanalit të Naunkës, ankohen banorët në Vlorë: Po na rrezikohet shëndeti
Kanali i Naunkës, një nga segmentet më të rëndësishme të sistemit të kanalizimeve në qytetin e Vlorës, rrezikon shëndetin e mijëra banorëve të zonës.
Ky kanal kullues që transporton ujërat e bardha drejt hidrovorit, është bllokuar nga mbeturinat. Ujërat e zeza bashkohen me të bardhat, duke krijuar kështu vatra infeksioni për banorët e lagjeve ‘1 Maji’ dhe ’24 Maji’.
Ankesat në bashki kanë qenë të shumta tregojnë banorët, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje dhe asnjë plan rehabilitues.
“Kanalizimi është problemi kryesor. Kemi vajtur te kryetari i bashkisë një përfaqësi e lagjes, na tha: ‘Kam 11 projekte nga Japonia, do fus dhe këtë projektin tuaj. Plani lë për t’u mbuluar ky kanal.’ Janë më mijëra familje. Unë kam ardhur që në ’91 dhe asgjë, llafe të bukura dhe asgjë. Këtu është gjynah i madh të kalojnë ujërat e zeza. Kur të vdesim ne, do e bëjnë”, tha një banor i zonës.
“Kanali është më i qelbur nga të tërë. Në mëngjes kur ngrihemi, vjen një erë që nuk durohet. Kaluan, lëre ta pastruar dhe s’e pastruan siç duhet. Kazanet i hedhin në kanal, njerëzit kur kalojnë, dhe ne jemi fajtorë që i hedhim në sheshe. Rajoni ka polici, duhet të dalë të kontrollojë që njerëzit mos t’i hedhin më në kanal. Që nga ura, hop në kanal”, shtoi një tjetër banore në Vlorë.
Një tjetër zotëri shprehet i mendimit se as qytetarët nuk ndërgjegjësohen që të mos hedhin mbeturinat në kanal.
“Ne jemi ngritur këtu si familje të kontribuojmë dhe vetë që ky kanal të mbyllet, sepse është gangrenë për shëndetin. Unë i pari do jepja 100 mijë lekë për këtë kanal, por dhe njerëzit përtojnë t’i hedhin te vendi, i hedhin në kanal”, tha ai.
Kanali i Naunkës, I cili ndodhet në gjendje të mjerueshme prej vitesh, është kthyer në një vendgrumbullim të madh mbeturinash, edhe për shkak se aty depozitohen çdo ditë edhe nga banorët e zonës me qindra mbetje urbane. Insketet e shumta, ujëra e zeza të cilat depozitohen aty, e kanë kthyer këtë kanal edhe në një burim infeksioni, duke vënë në rrezik shëndetin e banorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht