Gjykata e Posaçme shtyn vendimin për kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi
Gjykata e Posaçme ka shtyrë vendimin për kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi, për kalimin në gjykim ose jo të dosjes. Mbrojtja e tij ka argumentuar se hetimet janë të paplota dhe ka kërkuar që dosja të kthehet për hetime shtesë, duke theksuar se, sipas materialeve të dorëzuara në gjykatë, nuk ka prova për një vepër penale. Në seancën e ardhshme, gjykata do të vendosë nëse do të kalojë dosjen për gjykim, do ta pushojë atë, apo do ta kthejë për plotësim aktesh.
Rexhë Byberi, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi, së bashku me zëvendësin e tij, Abedin Kërrnaja, akuzohen për shpërdorim detyre, me dëm financiar që kalon 277 milionë lekë. Sipas SPAK, ata janë përgjegjës për dëmtimin e sipërfaqeve pyjore gjatë ndërtimit të dy rrugëve, duke mos u konsultuar me institucionet përkatëse.
Përkatësisht, ata nuk kanë zbatuar procedurat ligjore të kërkuara, të cilat përfshijnë aplikimin në sistemin elektronik e-Leje, verifikimin e dokumentacionit dhe konsultimin me institucionet mjedisore për të vlerësuar ndikimin e punimeve në mjedis. SPAK ka pretenduar se kjo praktikë është përsëritur dhe ka rezultuar në shkelje të ligjit, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar. Akuzat janë ngritur ndaj zyrtarëve vendor për “Shpërdorim detyre” të kryer në bashkëpunim.
Seanca për vendim do të zhvillohet më 15 prill, në orën 11:00.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik