530 kredi të buta për administratën, aplikimet mbyllen në 10 prill
530 punonjës të administratës publike do të përfitojnë kredi të butë për blerje banese këtë vit. Aplikimet për ta mbyllen në datën 10 prill, ndërkohë që deri tani kanë shprehur interes 1000 persona.
1000 punonjës të administratës kanë bërë kërkesë për të përfituar kredi me 0% interes për blerje banese.
Numri i aplikimeve është njoftuar nga Ministria e Ekonomisë, e cila u bën thirrje edhe punonjësve të tjerë nëpër ministri, shkolla, spitale e rajone policie, që të kërkojnë kredi të butë deri në datën 10 prill.
Këtë vit do të jenë 530 emra që do të shpallen fitues, pjesa më e madhe punonjës në polici, arsim e shëndetësi.
Për t’u kualifikuar, ata nuk duhet të kenë në banesë në pronësi ose në proces legalizimi dhe të mos jenë përfitues në programe të tjera të strehimit.
Në aplikimin që duhet të bëjnë në e-Albania, punonjësit e shtetit duhet të ngarkojnë një sërë dokumentesh, përfshi certifikatën familjare, marrëveshjen noteriale me bashkëjetuesin dhe vetë deklarimin që nuk mbart një kredi të pashlyer.
Programi i kredive të buta, i cili aplikohet edhe nga disa bashki në vend, synon të ndihmojë qytetarët në çështjet e strehimit dhe t’i mbajë të lidhur ata me vendin ku punojnë e jetojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Këmbimi valutor 17 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Rivlerësimi i pronave, nga ulja e tatimit janë kursyer rreth 84 milionë euro
Këmbimi valutor 16 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 09:36 Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit
- 09:27 Dita e fundit e samitit të G7 përqëndrohet te mediat sociale, Macron fton Trumpin në darkën e Versajës
- 09:25 Nafta bie në nivelin më të ulët tremujor me shpresat për rihapjen e Hormuzit
- 09:16 Rama nga Berlini: Pasuritë tona lakmohen nga Rusia dhe Kina, por e ardhmja jonë është me Europën
- 09:15 Rusia vazhdon sulmet me dron, një i vdekur dhe shtatë të plagosur në Zaporizhzhia
- 09:11 Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri