Gjykata e Posaçme shtyn hetimet ndaj Arben Ahmetajt
Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për të shtyrë për të disatën herë hetimet ndaj Arben Ahmetajt lidhur me dosjen “Buka”.
GJKKO i ka dhënë edhe 3 muaj kohë prokurorisë për të përfunduar hetimet në lidhje me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ahmetaj akuzohet se ka favorizuar privatizimin e shoqërisë “Buka SHA” nga biznesmeni Lirim Fezollari, duke shkaktuar një dëm prej 7 miliardë lekësh. Hetimet për këtë çështje nisën pas kallëzimit të familjes Myderizi, të cilët pretendojnë se humbën pronën e tyre.
Arben Ahmetaj ndodhet gjithashtu në kërkim nga drejtësia shqiptare për dosjen e inceneratoreve, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Për këtë çështje, gjykata ka caktuar masën e arrestit në burg dhe SPAK ka shtyrë hetimet për herë të tretë deri më 23 qershor.
Po ashtu, ndaj Ahmetajt po kryhet hetim pasuror dhe i janë sekuestruar pasuri të paluajtshme, si vila dhe apartamente, si dhe llogari bankare.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta