U përfshi në vrasjen e Fatbardh Licit, lihet në burg ish e dashura e Safet Bajrit

2 Prill 2025 | 10:58

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, krim i ndodhur në vitin 2008.

Eria Ago kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj saj. Por togat e zeza të Apelit të Gjykatës së Posaçme e rrëzuan kërkesën e saj, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit, u arrestua më 21 Shkurt Safet Bajri. Ndërsa 5 ditë pas tij u prangos edhe Eria Ago, e cila dyshohet se drejtoi një prej makinave të përdorura në atentatin e bujshëm.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se pas vrasjes së Fatbardh Licit, Eria Ago ka marrë me makinë dhe ka sjellë në Tiranë, Astmer Bilalin, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026