“Akuza qesharake”- Bardh Spahia pas daljes nga GJKKO: S’pranova gjykimin e shkurtuar

2 Prill 2025 | 10:33

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar pas përfundimit të seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ai është marrë i pandehur nga SPAK me akuzën e “Pengimit për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.

Në një deklaratë për mediat, Spahia e cilësoi çështjen ndaj tij si të motivuar politikisht, duke pretenduar se padia është përgatitur nga Partia Socialiste dhe bazohet në dëshminë e një personi të dënuar më herët për vjedhje dhe korrupsion.

“Nuk pranova gjykimin e shkurtuar, por kërkova një proces normal, sepse kjo është një padi e inskenuar nga zyrat e PS-së, e përdorur politikisht në kohë elektorale. Akuza është qesharake dhe e pabazë. Në gjithë veprimtarinë time kam pasur si udhërrëfyes vetëm zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve të mi,” deklaroi Spahia.

Sipas tij, çështja lidhet me shkarkimin e një ish-drejtori gjatë mandatit të tij si kryetar i bashkisë dhe kryetar i Asamblesë së Shoqërisë Aksionare “Ujësjellësi Shkodër”. Ai theksoi se vendimi për këtë shkarkim ka qenë brenda kuadrit ligjor.

“Kjo nuk do të më ndalojë apo të ngadalësojë rrugën tonë drejt fitores më 11 maj,” – u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026