Kualifikim me vuajtje për Realin, “Los Blancos” në finalen e kupës
Reali i Madridit është ekipi i parë finalist i Kupës së Mbretit në Spanjë, pasi eliminoi Sociedadin të martën, edhe pse ndeshja e kthimit u mbyll në një barazim dramatik 4-4. Skuadra e Ançelotit do të përballet me fituesin e duelit Atletiko-Barcelona.
E kishin menduar më të lehtë pasi luanin në shtëpi, por “Los Blancos” vuajtën shumë për të siguruar një biletë drejt finales së kupës në Spanjë. Të besuarit e Carlo Ancelottit, pas fitores minimale në transfertën e Sociedadit, nuk e patën aspak të lehtë të kalonin më tej, me miqtë që në “Bernabeu” tentuan të bëjnë të zotin e shtëpisë. Një duel që nisi mirë për ta, duke kaluar të parët në avantazh me Barrenetxea, por pjesa e parë u mbyll në barazpeshë pas golit të Endrick.
Në fraksionin e dytë, autogoli i Alaba dhe Oyarzabal dërguan shifrat në 1-3, por Bellingham dhe Tchouameni sollën ekuilibrat. Në limite ishte sërish Oyarzabal që shënoi për të tijët, duke mbyllur 90 minutat në rezultat 3-4, e do të duhej shtesa të vendosej fituesi, pasi rezultati për të dyja përballjet ishte 4-4.
Në minutën e 115’ Rudiger shënoi me kokë dhe kualifikoi madrilenët në finale, ku do të përballen me Atletico ose Barcelona. Të dyja këto të fundit luajnë në mbrëmje në gjysmëfinalen e dytë të kupës. Sfida e parë ishte një barazim spektakolar 4-4 në Barcelonë, teksa në Ëanda po ashtu pritet të jetë duel i jashtëzakonshëm. 1 mungesë për Colchoneros, 5 në anën tjetër të blaugranët, por sërish skuadra e Flick cilësohet favorite.
“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni
Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni