Kurti dënohet me 250 euro gjobë për mos paraqitjen e tij në Prokurorinë Speciale
Kryeministri në detyrë Albin Kurti është gjobitur nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 250 euro për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK) për të dëshmuar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore, pas tri ftesave të Prokurorisë.
Kurti u thirr për herë të parë më 10 dhjetor 2024, por ai nuk u paraqit pasi ndodhej për vizitë jashtë vendit. Pas kësaj, më 19 shkurt 2025, Prokuroria Speciale kërkoi nga Gjykata Themelore që ta obligonte Kurtin të dëshmonte. Në përgjigje, Zyra e Kryeministrit dërgoi një letër në Gjykatën Themelore, ku kërkoi që intervistimi të zhvillohej në ambientet e Kryeministrisë, duke theksuar se kjo ishte një praktikë e zakonshme dhe se Kurti ishte i gatshëm të bashkëpunonte. Megjithatë, ai refuzoi të paraqitet në Prokurorinë Speciale, duke e konsideruar thirrjen si një veprim të motivuar politikisht.
Në datën e fundit të caktuar nga Prokuroria për të dëshmuar, Kurti nuk u paraqit për të dhënë dëshminë e tij, por vendosi të merrte pjesë në një aktivitet tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta