Këshilli i Lartë Gjyqësor pezullon gjyqtaren Arta Llazari nga detyra për 6 muaj
Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për procedim disiplinor ndaj gjyqtares Arta Llazari, e cila ushtron detyrën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër.
Pas shqyrtimit të hetimeve, Këshilli vendosi masën “Pezullim nga detyra për 6 muaj” për gjyqtaren.
Hetimi ndaj gjyqtares Arta Llazari u nis pas 11 ankesave të paraqitura për veprime dhe mosveprime që përbëjnë shkelje të afateve ligjore për arsyetimin e vendimeve gjyqësore dhe për mosvënien në lëvizje të çështjeve civile.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte propozuar shkarkimin nga detyra, duke argumentuar se veprimet e gjyqtares kishin dëmtuar procesin e drejtësisë dhe kishin cenuar besimin e publikut në sistemin gjyqësor.
Gjatë hetimit, u evidentuan raste të shumta ku çështjet nuk ishin trajtuar për mbi 3 vite, me një pjesë të konsiderueshme të çështjeve civile që kalonin afatet ligjore për dorëzimin e vendimeve. Për vitet 2022 dhe 2023, 90% e çështjeve civile të themelit ishin tej afatit për arsyetimin e vendimeve. Këto vonesa, sipas hetuesve, kanë dëmtuar të drejtën e qytetarëve për një proces të rregullt dhe të drejtë gjyqësor.
Veprimet e gjyqtares janë cilësuar si të pakujdesshme, duke shkaktuar dëm në procedurat hetimore dhe duke dëmtuar imazhin e drejtësisë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor e pranoi kërkesën pjesërisht, duke vendosur pezullimin e gjyqtares për një periudhë 6-mujore nga detyra.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 21:04 Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
- 20:47 Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë
- 20:43 Rusia rrit ndihmën humanitare për Kubën duke dhënë 2 milionë dollarë
- 20:39 Ministri Hoxha takim me homologen kanadeze në Ankara: Mundësi të reja bashkëpunimi në ekonomi
- 20:32 Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad
- 20:27 Maratona nuk fitohet me nisjen e shpejtë, studimi zbulon avantazhin e grave në ritëm