“Qëndruan 1 vit të lidhur”- Dëshmitë tronditëse të nënës dhe vëllait të Ilaria Sulës
Ngjarja makabre e vrasjes së 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, nga ish-i dashuri i saj, Marc Samson, ka tronditur thellë familjen e saj. Nëna dhe vëllai i viktimës kanë dhënë dëshmi rrëqethëse mbi momentet e fundit të komunikimit me të.
Ata shprehin për mediat dyshimet që kishin për mesazhet që vrasësi dërgonte nga telefoni i Ilaria-s për të fshehur krimin.
“Menjëherë e kuptova se diçka nuk shkonte. Më pas fola me miqtë që jetonin me të dhe, së bashku me bashkëshortin, vendosëm të denoncojmë menjëherë zhdukjen e saj, falë edhe inspektorit Moreno Fernandez, që më rekomandoi një mik nga Terni. E di që hetimet çuan menjëherë te djali me të cilin Ilaria kishte dalë në të kaluarën, por ne dimë pak për të,” ka thënë ajo për mediat italiane.
Ndërkohë, vëllai i viktimës, Leoni, ka rrëfyer takimin e fundit me motrën e tij më 23 mars, dy ditë pasi ajo të zhdukej.
“E pashë motrën time për herë të fundit të dielën më 23 mars, kur ajo erdhi në Terni. Ajo ishte e qetë dhe nuk më tregoi për asnjë problem. Kjo ishte hera e fundit që jam i sigurt që fola me motrën time. Nuk jam i sigurt nëse ajo i ka shkruar mesazhet që kam marrë pas asaj dite,” ka rrëfyer ai.
Leoni ka konfirmuar gjithashtu se Ilaria kishte qenë në një lidhje me Marc Samson për rreth një vit, por ishin ndarë. “E njoh, ata ishin bashkë për rreth një vit, por u ndanë. Pyesim veten pse e bëri këtë. Vetëm ai mund ta dijë,” ka thënë ai.
Ilaria Sula, një studente shqiptare në Itali, u gjet e pajetë mëngjesin e kësaj të mërkure në një zonë pyjore afër komunës së Polit, rreth 40 kilometra larg Romës. Ajo ishte zhdukur më 25 mars. Trupi i saj u gjet i fshehur në një valixhe, i hedhur në fund të një gremine.
Hetimet e zhvilluara nga autoritetet italiane zbuluan se i dyshuari kryesor për vrasjen është i dashuri i saj, Mark Samson, një 23-vjeçar filipinas, i cili është arrestuar.
Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur në apartamentin e Mark Samson në lagjen Africano të Romës, ku dyshohet se Ilaria është goditur disa herë me thikë, ndërsa pas vrasjes ai ka tentuar të fshehë trupin e saj. Ishte përdorimi i telefonit të Ilaria-s nga i dyshuari, çelësi që hetuesit të zbulonin krimin e rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë