Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron për përmbytje në Kosovë

2 Prill 2025 | 22:43

Disa zona në juglindje dhe perëndim të Kosovës mund të përballen me përmbytje në ditët në vijim, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në disa lumenj si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, paralajmëroi të mërkurën Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në ditët e fundit ka pasur reshje të dendura të shiut dhe instituti paralajmëroi se reshjet pritet të vazhdojnë, në disa pjesë të vendit me intensitet nga mesatarë deri të lartë, të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta.

“Duke pasur parasysh situatën e përgjithshme meteorologjike, sidomos ditëve të fundit, e përcjell me reshje shiu, të cilat në disa zona të vendit kanë qenë me intensitet nga i ulët deri mesatarë dhe me kohëzgjatje relativisht të gjatë, kanë shkaktuar ngritje të niveleve nëpër disa lumenj, sidomos atyre me karakter malor”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjendje e rënduar në është në Pellgun e Lepencit, Moravën e Binçës, Bistricën e Pejës, Bistricën e Prizrenit, Bistrica e Deçanit, ku nivelet e ujit aktualisht janë në ngritje, dhe si pasojë mund të shkaktojnë përmbytje.

Tani për tani, zonat më të rrezikuara janë vendbanime në Hanin e Elezit, Kaçanik, Dragash, Pejë, dhe Deçan.

“Këtë e vështirësojnë akoma me shume, reshjet e shiut te cilat pritet te bien gjate orëve dhe ditëve ne vazhdim”, paralajmëroi instituti.

Kosova u përball me përmbytje për herë të fundit në vitin 2023, kur disa qytete u vërshuan në janar dhe qershor.

Si pasojë e përmbytjeve në Pejë në qershorin e 2023-es, humbën jetën një nënë bashkë me fëmijën e saj 5 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026