Pamjet/ Marinari egjiptian dëmton dorën me fresibël në Vlorë, dërgohet në spital

3 Prill 2025 | 11:54

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte pranë portit të Vlorës, në një anije peshkimi.

Një marinar me shtetësi egjiptiane ka pësuar dëmtime të rënda në dorë gjatë punës.

Sipas burimeve të para, marinari po punonte me një mjet prerës (fresibël) kur ka dëmtuar dorën duke pësuar lëndime serioze.

Në vendngjarje është nisur menjëherë një mjet i Policisë Kufitare për të transportuar të dëmtuarin drejt portit të Vlorës.

Më pas, ai është dërguar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi nga Kapiteneria e Portit të Vlorës

Sot rreth orës 10:45, Kapiteneria e Portit të Vlorës mori një njoftim nga kapiteni i anijes AP Graciano V, z. Mustafa Farag, me kombësi egjiptiane, për një incident ku një peshkatar në bord, z. Nader Elshahat, gjithashtu me kombësi egjiptiane, kishte dëmtuar dorën me një paisje presëse fresibel gjatë punimeve në anije. Kapiteni kërkoi asistencë mjekësore, e cila u aktivizua menjëherë.

Pas njoftimit, u dërgua ambulanca në numrat 125 dhe 127, dhe policia kufitare për të siguruar asistencën e nevojshme. Rreth orës 11:10, pas një komunikimi të dytë me kapitenin, u konfirmua se gjendja e peshkatarit ishte normale, por i ishte kërkuar të niste sa më shpejt drejt portit të Vlorës.

Në orën 11:15, ambulanca mbërriti në port dhe e pritën pranë kalatës së anijeve pasagjere. Pak më vonë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare, BP-05, arriti pranë anijes për të marrë peshkatarin dhe për ta transportuar në bordin e mjetit lundrues.

Në orën 11:30, BP-05 mbërriti në portin e Vlorës. Peshkatari ishte i vetëdijshëm, me një prerje të thellë në dorën e majtë dhe kishte humbur një sasi të madhe gjaku, por gjendja e tij nuk ishte kritike. Në orën 11:35, ai u transferua në ambulancë dhe u nis drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për trajtim të mëtejshëm.

Në orën 11:50, anija AP Graciano V mbërriti në portin e Vlorës dhe u akostua në kalatën veriore për ndjekjen e procedurave të mëtejshme nga autoritetet përkatëse.

Njoftimi nga Policia Kufitare

“Paraditen e së enjtes, Salla e Komandimit e DRKM Vlorë mori një njoftim për një mjet lundrues që kërkonte ndihmë dhe ndodhej rreth 5.2 milje larg bregut, në Gjirin e Vlorës.

Menjëherë, u nis mjeti lundrues i Policisë Kufitare. Pasi u lokalizua mjeti në nevojë, shërbimet e Policisë Kufitare i dhanë ndihmën e parë një pjesëtari të ekuipazhit që kishte dëmtuar dorën nga kontakti me një kavo.

Shtetasi i dëmtuar u transportua në portin e Vlorës dhe më pas iu dorëzua shërbimit ambulator për trajtim mjekësor të specializuar.

Policia Kufitare e Vlorës është e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe për të ofruar asistencë të menjëhershme për çdo qytetar në nevojë”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026