Aksident mes dy mjeteve në Durrës, 20 persona dhunojnë fizikisht njërin nga shoferët
Një aksident mes dy automjetesh ka ndodhur në lagjen 13 Plazh të Durrësit. Si rrjedhojë, kjo situatë ka përshkallëzuar në një përleshje të dhunshme.
Fillimisht, një automjet tip “Audi” me targa gjermane, ku udhëtonin një familje shqiptare emigrante, dhe një “Volkswagen” me targa shqiptare, u përplasën lehtë. Pas debatit mes drejtuesve të mjeteve, situata u tensionua në momentin kur shoferi i Audi-t u dhunua nga një grup të rinjsh të cilët në numër ishin mbi 20 persona, ku kanë ndërhyrë në konflikt.
Si pasojë e dhunës, ai ka pësuar thyerje të hundës dhe çarje në vesh, duke u transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i Volkswagen-it, pasi u largua nga vendngjarja, pak minuta më pas është vetëdorëzuar në polici për të dhënë detaje mbi ngjarjen.
Raportohet se forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth për të identifikuar autorët e dhunës.
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin