Kërkesa e Osmanit për tarifat, ministri Murati: Kur të merret vendimi, ju njoftojmë

3 Prill 2025 | 22:06

Ministrin në detyrë i Financave Hekuran Murati ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së shefes së shtetit Vjosa Osmani për heqjen e tarifave prej 10 për qind për produktet e SHBA-së, pasi kjo e fundit vendosi tarifën prej 10 për qind.

Ai ka thënë se tashmë kanë qenë duke e shqyrtuar këtë temë dhe kurdo që merret një vendim patjetër “që do t’ju njoftojmë me kohë”.

Murati në një postim në Facebook ka shkruar se kërkesa e Osmanit në email ishte dërguar në adresë të Qeverisë në ora 17:39, ndërsa ishte bërë publike në platformën X tre minuta më vonë – 17:42.

Ai ka thënë se kërkesën e Osmanit për heqje të tarifave ndaj produkteve amerikane e ka kuptuar nga mediat.

“Secili shtet serioz, këto çështje i trajton larg mediave, dhe publiku njoftohet kur të merret vendimi. Për më tepër, politikat fiskale bien në fushëveprimin e ekzekutivit, konkretisht ministrisë përgjegjëse për financa”, ka shkruar Murati.

Ai ka përkujtuar se në prill 2023, gjatë vizitës në Uashington, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi kanë takuar përfaqësues të Departamentit të Tregtisë, me të cilët kanë diskutuar ndër tjera edhe temën e një marrëveshjeje për tregti të lirë me SHBA-në dhe se kjo çështje është përsëritur edhe nga kryeministri Albin Kurti në takimet me ish-ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Murati thotë se Qeveria është e gatshme për të pasur tregti të lirë e pa asnjë barrierë tarifore apo jo-tarifore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se dje kanë diskutuar me Kurtin mbi impaktet e mundshme nga vendimi i presidentit Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj të gjitha shteteve me të cilat SHBA-të kanë raporte tregtare.

“Fatmirësisht, Kosova bën pjesë në grupin e shteteve që u është vendosur shkalla tarifore minimale prej 10%. Marrë parasysh edhe vëllimin e vogël tregtar që kemi, impakti financiar i pasjes apo jo të një regjimi tarifor ka ndikim të vogël në ekonominë tonë”, ka shkruar Murati.

Ai thotë se “si partnerë e aleatë të përhershëm, synimi ynë është që të rritet vëllimi i këmbimit tregtar, dhe e mbështesim plotësisht parimin e presidentit Trump për tregti të lirë e pa barriera dhe fer,” dhe se “kjo mund të arrihet përmes një marrëveshjeje për tregti të lirë, që do të shërbente si një shkallë shtesë drejt ngritjes e forcimit të marrëdhënieve të forta që tashmë kemi.”“Shfrytëzoj rastin përmes këtij postimi që të njoftoj presidenten, por edhe qytetarët, që si kabinet qeveritar ne veçse kemi qenë duke e shqyrtuar këtë temë. Dhe kurdo që merret një vendim patjetër që do t’ju njoftojmë me kohë”, ka përfunduar Murati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026