Mourinho drejt marrjes së Brazilit, gjithçka varet nga Carlo Ancelotti

4 Prill 2025 | 12:14

Brazili vijon tratativat me Carlo Ancelottin, e po provon të bindë italianin për të marrë drejtimin e skuadrës, por ka ende kohë deri në përfundim të këtij sezoni. Tekniku ka mjaftueshëm angazhime, me Realin e Madridit që garon për tripletën, ndërsa kur gjithcka të mbarojë me gjasa ai do ti japë përgjigjen presidentit të federatës atje. Në rast se Ancelotti do të refuzojë ofertën, Brazili e ka një plan e kurrsesi sdo të qëndrojë pa trajner. Në listë janë 3 emra të tjerë krahas italianit, konkretisht 3 teknikë nga Portugalia, udhëhequr nga Jose Mourinho si dhe Jorge Jesus dhe Abel Ferreira.

Favorit padyshim për stolin është Mourinho që aktualisht është nën kontratë me Fenerbahce-n në kampionatin turk. “The special one” po kalon një periudhë jo në shkëlqim në karrierën e tij, por gjithmonë mbetet një emër i madh në trajningun botëror. Mediat braziliane kanë konfirmuar se Mourinho është në listën e Selesao, por do të duhet të pres përgjigjen e Ancelottit.

Sa i përket 2 emrave të tjerë, Jesus drejton Al Hilalin e Ferreira Palmeirasin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026

Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni

Egnatia ka barazuar 3-3 ndaj Celjes në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Champions League, në një sfidë spektakolare dhe të...
17:34 | 23/07/2026

Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gazetarët jashtë Kuvendit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ardhur në seancën plenare vetëm për të...
16:57 | 23/07/2026